Krasniqi: Progresi dhe zhvillimi i duhen Republikës tonë

Lajme

Krasniqi: Progresi dhe zhvillimi i duhen Republikës tonë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:27
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi

(E plotësuar) - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se në rrethana politike ku rrezikohet siguria kombëtare, tërësia territorialë, sovraniteti i shtetit dhe zhvillimi ekonomik po kërkohet bashkimi përtej programeve politike e ideologjike të partive politike, kurse, Nisma duhet të jetë aty ku kërkohet bashkimi për kombin e shtetin.

Ai tha se do ta vendosin prioritet zhvillimin, shtetin e së drejtës, shtetin me arsim dhe shëndetësi të përparuar.

Bajrami: Ndryshimet e shumëpritura të Kosovës vinë me Limajn në Qeveri

Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar se me Fatmir Limajn në Qeveri do t’i sjellim Kosovës ndryshimet e shumëpritura sepse do të qeverisim për qytetarin.

Ajo në konventën e parakohshme të Nismës, ka thënë se duke përmendur angazhimin e pa reshtur të grave në nisma, ka thënë se puna e secilit prej jush do të ua mundësoj qytetarëve një qeveri që do të jetë në shërbim të tyre.

Konventa parazgjedhore e Nismës për Kosovën

Nisma për Kosovën po mban Konventën parazgjedhore, ku të pranishmëve pritet t’iu drejtohet lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Konventa po mbahet në Palestrën e Sporteve në Pallatin e Rinisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat