Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq dhe kryetari i komitetit të dumes shtetërore të Rusisë për çështje ndërkombëtare, kanë zhvilluar sot një takim.
Ata kanë diskutuar për situatën në Ballkan dhe kanë shprehur shqetësimin për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre, krijimi i Shqipërisë së Madhe është rrezik për stabilitetin në rajon.
Vuçiq gjithashtu ka theksuar angazhimin e Serbisë për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.