Patriarku Irinej: Bashkimi i shqiptarëve më shumë vullnet dhe dëshirë se sa kërcënim!

Lajme

Patriarku Irinej: Bashkimi i shqiptarëve më shumë vullnet dhe dëshirë se sa kërcënim!

Më: 22 prill 2017 Në ora: 13:55
Patriarku Irinej

Kryetari i Luginës së Preshevës Jonuz Musliu, pas intervistës për “Presheva Jonë”, po çon peshë Serbinë, pasi këmbëngul në bashkimin e Luginës me shtetin amë të Kosovës, konform vullnetit të popullit etnik shqiptar të Medvegjës dhe Bujanocit në referendumin gjithpopullor të 1 e 2 marsit 1992.

Pas këtyre prononiciemve politikat serbe dolën me një sërë deklaratash kundër Musliut dhe liderëve në Tiranë e Prishtinë madje me akuza e kërcënime nga këshilltarët, ministrat e deri tek presidenti serb Vuçiq, të cilët shpejt harruan ftesa e Nikoliqit për luftë dhe tash flasin se “shqiptarët po kërkojnë luftë, madje edhe luftën e tretë botërore”?!

Por, në Serbi të gjithë nuk mendojnë si politikanët. Kështu patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej  ka thënë sot se “ai nuk është i shqetësuar me “Shqipërinë së Madhe”.

“Serbia ka nevojë për të gjetur mjetet që diplomatikisht të rezistojë të gjitha këto”, ka thënë Patriarku Irinej, duke shtuar se  deklaratat që po dëgjohen nga shqiptarët, qoftë nga Musliu apo Rama e Thaçi  janë  “më shumë vullnet e dëshirë se sa kërcënime”.

“Mua më duket se shqiptarët duan që me ndihmën e disa miqve tanë të mëparshëm të realizojnë aspiratat e tyre. Unë nuk do them emrin e tyre se kush janë, por unë shoh se ata duan të arrijnë edhe deri në Nish...”

Patriarku tha se Serbia duhet të mbetet me dinjitet dhe për të gjetur përgjigjet e duhura për këto sfida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat