Sheshel kundër vazhdimit të dialogut në Bruksel

Lajme

Sheshel kundër vazhdimit të dialogut në Bruksel

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:49
Sheshel

Kreu i radikalëve serbë, Voisllav Sheshel deklaroi të enjten, me rastin e vendimit të autoriteteve në Prishtinë për regjistrimin e pasurisë së RSFJ-së në emër të Kosovës, se nuk duhet vazhduar kurrfarë bisedimesh në Bruksel derisa të implementohet vendimi për formimin e asociacionit dhe derisa të mos garantohet qartë nga ana e BE-së se gjithçka çka është në pronësi të organeve të Serbisë t’i mbajë në pronën e saj.

Sheshel në konferencën për media tha se radikalët janë të bindur se do të hyjnë në rrethin e dytë, ku sipas tij, do të jetë një betejë politike ndërmjet tij dhe liderit të SNS Aleksandar Vuqiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat