Mediat serbe: Kosova do ta shantazhojë sërish Serbinë

Lajme

Mediat serbe: Kosova do ta shantazhojë sërish Serbinë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 22:05
ilustrim

Prishtina është duke planifikuar të shantazhojë sërish Beogradin për të fituar kohë dhe të përmbush detyrimin e vetëm nga marrëveshjet e Brukselit – formimin e Asociacionit të komunave me shumcië serbe, shkruan Vecernje Novosti.

Sipas kësaj të përditshme serbe, qëllimi i institucioneve të Prishtinës është që krijimi i Asociacionit të kushtëzohet me kthimin në Parlament të përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës.

Ky veprim, sipas analistëve të mediumit serb, mund të çojë këtë proces në një qorrsokak, pasi që serbët në Kosovë janë të vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës derisa Prishtina zyrtare të miratojë dekretin për AKS-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat