Emigranti afrikan po mbytej në kanalin e Venedikut, derisa kalimtarët e filmonin me telefona, qeshnin dhe bënin komente raciste

Lajme

Emigranti afrikan po mbytej në kanalin e Venedikut, derisa kalimtarët e filmonin me telefona, qeshnin dhe bënin komente raciste

Më: 26 janar 2017 Në ora: 16:54
Pamje nga video

Një emigrant nga Afrika për pak sa nuk është mbytur në një kanal në Venedik të Italisë, derisa turistët dhe banorët lokalë e filmonin ngjarje me telefona mobil, thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe, raporton The Mirror.

I riu Pateh Sabeli 22-vjeç nga Gambia, kishte kërcyer në ujë dhe kishte notuar deri në gjysmë të kanalit.

Qindra njerëz që ishin dëshmitarë të këtij incidenti i kishin gjuajtur jelekë shpëtimi në ujë, por ai kishte refuzuar ti marrë, gjë që ky veprim kishte shtyrë shumë njerëz të dyshojnë se ky i ri kishte dashur të mbytet. Asnjëri prej kalimtarëve të rastit nuk kishte kërcyer në ujë për ta ndihmuar.

Autoritetet italiane kanë filluar hetimet, pasi në internet është postuar videoja e incidentit ku dëgjohen fyerje raciste.

“Është i çmendur. Dëshiron të vdes”, dëgjohet duke thënë një person, derisa një tjetër bërtet “ktheu në shtëpinë tënde”

Në një moment dëshmitarët e rastit fillojnë të qeshin, kurse njëri prej të pranishmëve thotë se duhet ta lënë të vdes. Vetëm disa orë më vonë trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga uji.

Një taksist ka deklaruar për mediat lokale, se i të riut i janë hedhur në ujë jelekë shpëtimi dhe se kishte refuzuar t’i përdor për t’i shpëtuar më të keqes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat