I riu gjen vdekjen duke provuar të ecë në litar

Lajme

I riu gjen vdekjen duke provuar të ecë në litar

Më: 25 janar 2017 Në ora: 20:47
Pamje nga video

Një i ri në qytetin qendror rus të Kurskut ra nga 30 metra lartësi duke gjetur vdekjen, pasi duke u përpoq të ecte nga një ndërtesë nëntëkatëshe në tjetrën, duke përdorur litarin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërtesat janë të vendosura rreth 100 metra nga njëri-tjetra dhe ai u përpoq të shkonte nga njëra çati në tjetrën.

Ai ishte duke ecur, duke u mbajtur nga një kabllo sipër dhe duke qëndruar në një më të ulët, por ra në mes të rrugës.

Shumë persona prezent ishin dëshmitarë të incidentit, dhe disa prej tyre edhe regjistruan pamjet e tragjedisë.

Thuhet se bëhet fjalë për një 20 vjeçar, për të cilin nuk dihet se për çfarë arsye deshi të bënte një veprim të tillë, edhe pse agjencitë e lajmeve thonë se ai merrte drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat