Atentati ndaj Gjukanoviqit, të arrestuarit e pranojnë fajin përveç Dikiqit

Lajme

Atentati ndaj Gjukanoviqit, të arrestuarit e pranojnë fajin përveç Dikiqit

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:00
Ish komandantin e Xhandarmerisë serbe Bratislav Dikiq

Shumica e të akuzuarve për përgatitje të sulmit terrorist në Mal të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, derisa ish komandantin e Xhandarmerisë serbe Bratislav Dikiq e pret gjykimi. Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Dikiqin.

Grupi i shtetasve serb, i cili u arrestua më 16 tetor të vitit të kaluar për shkak të dyshimit se ka përgatitur sulme terroriste në natën zgjedhore në Mal të Zi, e ka nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa ish – shefin e Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq e pret gjykimi.

Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Bratislav Dikiqin, sepse dyshohet se ai është koordinatori kyç i aksionit para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, pretendon gazeta e Podgoricës ‘Pobjeda’.

Grupi prej 13 vetëve kanë pranuar dënimet prej tre deri në pesë muaj burgim.

Fjalën përfundimtare mbi marrëveshjet do ta jep Gjykata Supreme, të cilit do t’i dorëzohen marrëveshjet me të pandehurit.

Për shkak të pjesëmarrjes në përgatitje të sulmit terrorist në paraburgim janë: Bratislav Dikiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Milan Dushiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq Aleksandar Curoviq, Aleksandar Aleksiq, Nikola Gjuriq, Sinisha Cetkoviq, Dejan Stanojeviq, Millos Açimoviq, Ivica Matiq dhe Perica Andriq.

Siç pretendohet në dokumentet e Prokurorisë, grupin kriminal i cili ishte dashur që të shkaktojë gjakderdhje e kanë formuar dy shtetas rus Eduard Sirokov (45) nga Chita dhe Vladimir Popov (36) nga Kirganstaja.

Gjatë kohës se planifikimit të sulmit ata ishin në Beograd dhe janë marrë vesh me Aleksandar Sindjeliq. për detajet e aksionit i cili do të shpinte deri te gjakderdhja nëpër rrugët e Podgoricës.

Sindjeliq ka pranuar se sipas urdhrit të tyre ai ka rekrutuar njerëzit të cilët është dashur të mblidhen para Kuvendit, shkaktojnë kaos, dhe dhunshëm të hyjnë në këtë institucion, të gjuajnë në popull, e më pas të likuidojnë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq.

Në aksion e ka përfshirë Dikiqin i cili është dashur të kontrollojë protestuesit para Kuvendit.

Javët e ardhshme pritet ekstradimi i dy shtetasve serb Nemanja Ristiq dhe Predrag Bogiçeviq, të cilët ngarkohen që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat