Bajrami vizitë zyrtare në Poloni, flet për rezultatet e PISA-s

Lajme

Bajrami vizitë zyrtare në Poloni, flet për rezultatet e PISA-s

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:59
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Varshavë (Poloni

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Varshavë (Poloni), ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze “PEARSON Education” të Anglisë.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për mundësitë e angazhimit profesional të kësaj kompanie për përgatitjet për testin e ardhshëm ndërkombëtarë PISA 2018, për mundësinë e standardizimit të teksteve shkollore, veçanërisht të shkencave natyrore si: matematika, biologjia, fizika, kimia etj.

Pos këtyre, është kërkuar ndihma e ekspertëve të “PEARSON Education” edhe për trajnimet dhe certifikimet e mësimdhënësve, në mënyrë qe të ndërmerren hapa konkretë për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“PEARSON” është kompani botuese britanike, e cila ka prioritet edukimin, vlerësimin si dhe është kryes i shërbimeve profesionale për shkolla dhe drejtpërdrejtë për nxënës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat