Pas takimit me Mogherinin, Nikoliq zbulon kërkesën e BE ndaj Serbisë

Lajme

Pas takimit me Mogherinin, Nikoliq zbulon kërkesën e BE ndaj Serbisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:36
Nikolic dhe Vucic e Mogherini

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se Bashkimi Evropian po bën gabim të madh nëse mendon se mund ta shantazhoj Serbinë për pavarësinë e Kosovës.

Këto i tha pas takimit që pati ai dhe kryeministri serb Aleksander Vuciq me përfaqësuesen e lartë të BE-së në Bruksel, Ferecia Mogherini.

Nikolic ka thënë se Mogherini  së shpejti do të paraqes të gjitha vërejtjet që Serbia ka shfaqur.

“Ajo çfarë ndodhi është se shqiptarët kanë shumë kërkesa. Pavarësisht takimeve në Bruksel ata duan të kenë më shumë takime bilaterale me organizata të ndryshme, ku duan të jenë anëtarë, të organizatave sportive, madje edhe të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai pas takimit.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka dalë nga takimi me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për t'i dhënë dekaratë televizionit shtetëror të Serbisë, tha se që në fillim të bisedimeve, Mogherini ka vënë në dukje "bllokadën në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë".

Sipas Nikolliqit, Mogherini ka vënë theksin mbi "detyrimet e papërmbushura të Prishtinës dhe në probemet e serbëve".

"Kemi folur për atë që ka ndodhur në veri të 'Kosovës dhe Metohisë', kur një tren me mbishkrime, të cilat ne mendojmë se mund t'i vëmë, sepse ai është territori ynë dhe ashtu shkruan në Kushtetutën tonë - që askush nuk na e ka hequr as zyrtarisht, as jozyrtarisht - është bërë subjekt i shkatërrimit nga ana e disa njësive speciale të Kosovës, të cilat nuk është dashur të gjenden aty", tha Nikolliq.

Sipas tij, "Beogradi kurrë nuk ka folur me kërcënime, me armë dhe me polici, kur shqiptarët kanë promovuar jo vetëm pavarësinë e Kosovës, por edhe Shqipërinë e madhe".

"Të gjithë e kanë atë që mbajnë në zemër. E dimë se politikanët shqiptarë kanë në zemër pavarësinë e Kosovës dhe unë nuk kam asgjë kundër. Ne duam të jemi autoritet në 'Kosovë e Metohi'; e dimë se kjo është e pamundur derisa ky territor është nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara", tha Nikolliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat