Zbuloni parajsën britanike, ku po pushon çifti Obama

Lajme

Zbuloni parajsën britanike, ku po pushon çifti Obama

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:52
Çifti Obama ka pozuar i lumtur në një fotografi bashkë me stafin e e aeroportit në Britani

Ish presidenti amerikan Barack Obama dhe Michele Obama kanë mbërritur të hënën në ishujt e virgjër britanik. Pas mbërritjes, çifti ka pozuar i lumtur në një fotografi bashkë me stafin e e aeroportit.

Ato fluturuan për në Karaibe me avionin privat të miliarderit britanik Richard Branson. Ish çifti presidencial do të kalojë disa kohë në ishullin privat Necker.

Më herët Michelle Obama është parë duke hipur në avionin e Branson, Falcon 900EX në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Springs. [Image]

Çifti ka kaluar fundjavën relaksuese në shtëpinë e ambasadorit spanjoll James Costos dhe partnerit të tij Michael Smith, pasi morën pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump të premten.

Detajet mbi vizitën e tyre në Karaibe nuk janë bërë publike, por besohet se çifti Obama e ka kaluar një pjesë të kohës në rezidencën private të Branson në Ishullin Necker.

Në Palm Spring një autokolonë me 8 automjete është fotografuar duke lënë shtëpinë ku çifti Obama kishte qëndruar deri rreth orës 10.00 në mëngjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat