Goditje një në 1 milion: Snajperisti vret tre terroristë me një plumb

Lajme

Goditje një në 1 milion: Snajperisti vret tre terroristë me një plumb

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:43
Ushtaraku i SAS (Shërbimi i forcave speciale të ajrit), qëlloi së pari dy persona, para se plumbi të përplasej në murë dhe ta vrise edhe të tretin.

Një snajperist britanik ka vrarë me një plumb tre terroristë të ISIS-it në Irak, në atë që po cilësohet si e shtënë “një, në një milion”.

Ushtaraku i SAS (Shërbimi i forcave speciale të ajrit), qëlloi së pari dy persona, para se plumbi të përplasej në murë dhe ta vrise edhe të tretin, gjatë një misioni në nëntor në një fshat të largët verior në Irak.

Një burim i Daily Star tha të dielën se të shtënat ndodhën gjatë një tubimi të fshehtë të ushtarëve të ISIS të zbuluar nga SAS, ndërsa forcat irakiane kishin avancuar drejt Mosulit. Njesia e ushtrisë britanike ishin në ndjekje të anëtarëve të ISIS-it, kur ata ndaluan dhjetëra gra dhe fëmijë me synim për t’i ekzekutuar. Kur trupat e organizatës terroriste urdhëruan civilët për të ndaluar para mitralozit, dhe ishin gati për të hapur zjarr, erdhi reagimi i forcave të SAS.

Image

Plumbi i ushtarakut së pari goditi njeriun mbi mitraloz në kokë, duke vazhduar deri te terroristi i dytë në gjoks. Plumbi kaloi nëpër trupin e tij, dhe më pas u përlas në murë duke e goditur edhe njeriun e tretë në qafë.

Burimi tha se “goditja ishte një në një milionë”, duke shtuar se nuk e besonte se ishte e planifikuar. I gjithë incidenti nuk zgjati më shumë se 30 sekonda, kurse krahas snajperistit ishte edhe një vrojtues me dylbi, i cili e analizoi mjaft mirë situatën.

“Askush nuk mund ta besojë se çfarë ka ndodhur” shtoi burimi. Pas incidentit, ekipet e SAS hynë në shtëpi, ku konfirmuan se që të tre personat ishin të vdekur. Ata morrin shenjat e gishtërinjëve dhe fotografitë e skenës, para se të largohen nga vendi i ngjarjes.

Forcat irakiane kanë nisur një aksion me SHBA-në për të rikthyer në pronësi Mosulin, pasi që është marrë nën kontroll nga një grup islamik.

Organizata terroriste ISIS, ka konfirmuar se të gjithë ata që vërtetohet se kanë kontakte me botën e jashtme, do të likuidohen pasi i kanë cilësuar si “tradhëtarë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat