Arifi: Nëse Asociacioni kushtëzon anëtarësimin në KiE, sfidë e madhe

Aktuale

Arifi: Nëse Asociacioni kushtëzon anëtarësimin në KiE, sfidë e madhe

Më: 30 prill 2024 Në ora: 17:18
Avni Arifi

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe presionit të ndërkombëtarëve për Asociacionin.

Ai thotë se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim, por që vendet anëtare të Këshillit të Ministrave nuk janë të obliguar që ta respektojnë këtë rekomandim.

“Sipas raportit të Bakojanis, Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE por vendet anëtare të Këshillit të Ministrave nuk janë të obliguar që këtë rekomandim ta respektojnë në tërësi”, thotë ai.Arifi vlerëson se Qeveria është tejet jotransparente sa i përket kushtëzimit të disa shteteve për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese.

“Zërat se disa nga vendet anëtare e kanë kushtëzuar këtë proces me dërgimin e draft statutit në Kushtetuese janë evidente por Qeveria e Kosovës është tepër jotransparente në këtë proces dhe gjithçka kuptohet nga qëndrimet e ambasadorëve të vendeve anëtare në intervista e asgjë nga qeveritarët”, thekson ai.

Ish kryenegociatori shton se fshehja e informacioneve nga Qeveria është e pandershme, pasi anëtarësimi në KiE është për Kosovën.

“Qeveritarët flasin veç si duhet me qenë por i mbajnë sekret kërkesat e vendeve anëtare dhe kjo është një praktikë shumë e keqe. Anëtarësimi në KE është për Kosovën e jo për Qeverinë dhe fshehja e informacioneve është shumë e pandershme”, potencon Arifi.

Ai po ashtu thotë se “nëse ka me të vërtetë kërkesa të tilla zyrtare, atëherë anëtarësimi sigurt është i sfiduar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat