Përdhunojnë gruan për 3 orë live në Facebook, arrestohen 3 persona në Suedi

Lajme

Përdhunojnë gruan për 3 orë live në Facebook, arrestohen 3 persona në Suedi

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:33
Pamje nga dhuna ndaj gruas në Suedi

Një person është arrestuar në Suedi pasi dyshohet për përdhunimin në grup të një gruaje dhe më pas e kanë publikuar aktin përmes një videoje në një faqe të mbyllur në Facebook. Përveç tij, janë prangosur dhe dy persona të tjerë.

Tabloidi suedez “Aftobladet”, raporton se krimi ka ndodhur në një apartament në qytetin Uppsala në orët e para të së dielës, ku policia mori një lajmërim pak para orës 09:00.

Viktima ishte pa vetëdije në momentin e përdhunimit. Në një kohë që lajmi është publikuar në mediat botërore, ku zyrtarë të policisë kanë konfirmuar se përdhunimi është publikuar live në Facebook.

“Jam i shqetësuar për informacionin që po qarkullon, por kjo është një gjë për të cilën nuk mund të jap detaje. Por sigurisht është një gjë shumë shqetësuese”, u shpreh Ivan Aslund, zëdhënës i policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat