Ndodh edhe kjo: Oficeri i policisë arrestohet për ngasje nën ndikim të alkoolit

Lajme

Ndodh edhe kjo: Oficeri i policisë arrestohet për ngasje nën ndikim të alkoolit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 11:09
Oficeri i policisë duke u arrestuar

Në internet është shfaqur një video bizare, në të cilën shihet momenti kur një oficer policie i quajtur Michael Boden, akuzon zëvendës sherifin që e kishte ndaluar me veturë si shenjë hakmarrjeje pasi dyshja njihen shumë vite më parë.

Zyrtari policor Boden kishte qenë i dehur dhe kategorikisht kishte refuzuar të bëjë testin e alkoolit, pasi që nuk i besonte policisë.

Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ai u arrestua nën akuzën për ngasje nën ndikim të alkoolit dhe posedim të armës.

Zëdhënësi i policisë së Milwaukee në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar para gazetarëve se hetimet e brendshme janë duke u zhvilluar, duke shtuar se Boden do të përballet me akuza të rënda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat