Shkon në takim me një mashkull, 16-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë

Lajme

Shkon në takim me një mashkull, 16-vjeçarja gjendet e vdekur në rrugë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:20
Pamje nga vendngjarja

Një vajzë 16-vjeçare është gjetur e vdekur në Rotherham në South Yorkshire. Leonne Weeks kishte shkuar në një takim më një djalë ,pasi kishin folur në internet, por ky takimi doli fatal, policia e qytetit ka nisur hetimet, pasi e quan si një vdekje të dyshimtë.

Miqtë e Leonne kanë thënë se trupi i adoleshentes është gjetur në një zonë të izoluar dhe të pabanuar.

“Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, vetëm e dinim që  ajo shkoi për të takuar dikë dhe tani ka gjetur vdekjen” kanë thënë miqtë e adoleshentes.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur 16-vjeçarja u gjet nga disa policë në një cep të rrugës dhe kishte shenja dhune në trup.


 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat