Stuttgart: Kapen shqiptari i kërkuar nga Prokuroria, bashkudhëtari nuk mund të lokalizohet

Lajme

Stuttgart: Kapen shqiptari i kërkuar nga Prokuroria, bashkudhëtari nuk mund të lokalizohet

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 janar 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Rreth orës 15.30, e enjte, forcat blu të komisariatit Pforzheim kontrolluan disa vetura në magjistralen A8, që vozisnin në drejtim të Stuttgartit, shkruan pz-news.de. Gjatë një kontrolli të një veture tip BMW me targa të Italisë, shofer ishte një person (45) i kërkuar nga Prokuroria e Mynihut. 45 vjeçari i lindur në Shqipëri me vendbanim në Itali u arrestua dhe u ekstradua në komisariatin e policisë bavareze.

Bashkëudhëtari i tij është në arrati edhe gjatë të premtes, përkundër që për kapjen e tij u përpoq edhe një helikopter. Ajo që dihet për të bashkëudhëtarin e 45 vjeçarit është se është rreth të tridhjetave dhe sipas gjitha gjasave edhe ai është me origjinë nga vendet e jugut, përcjell botasot.info. Dyshohet se edhe ai është grabitës.

Kush sheh person me cilësi të ngjashme lutet të ndihmojë policinë në numrin 110./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat