Re tymi mbulon Rrafshin e Kosovës dhe Prishtinën

Lajme

Re tymi mbulon Rrafshin e Kosovës dhe Prishtinën

Më: 2 janar 2017 Në ora: 20:24
Tymi ne Rrafshin e Kosovës dhe Prishtinën

Sot në Kosovë ishte një mot i qëndrueshëm dhe me diell, por nuk ishte kështu në gjithë vendin, re tymi kishte mbuluar Rrafshin e Kosovës dhe Prishtinën.

Banorët e Prishtinës, Fushë Kosovë dhe Obiliqit ketë gjendje janë mësuar tani më ta  përjetojnë çdo natë, por sot kjo gjendje shihej dhe gjatë ditës.

Deri sa gjendje jo e mirë e ajrit shfaqet edhe në shtete tjera, për shkak të kohës pa reshje, por në ato vende janë kanë ndërmarr masa emergjente për ta ndryshuar sado pak gjendjen, në Prishtinë kjo situatë mjaftohet vetëm më deklarime që ajri është i ndotur dhe nuk është ndërmarrë ende asnjë masë parandaluese për ndotësit, raporton KosovaPress. 

Siç mund të shihet një brez i zi kishte mbuluar Prishtinën dhe Fushë Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat