7 vjet burg për biznesmenin që u pagoi bileta terroristëve nga Kosova që shkonin në Siri

Lajme

7 vjet burg për biznesmenin që u pagoi bileta terroristëve nga Kosova që shkonin në Siri

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 14:47
Foto ilustrim Fatos Rizvanolli në gjykatë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 7 vite burgim, biznesmenin nga Peja, Fatos Rizvanolli, që financoi terroristët kosovarë që niseshin për luftime në Siri e Irak.

Rizvanollit kjo gjykatë  ia shqiptoi shtatë vjet burg për rekrutim në terrorizëm 

Rizvanolli nga gjykata u lirua për tri pika të aktakuzës që lidheshin me organizim të grupeve terroriste.

Prokuroria e ka akuzuar Rizvanollin për blerjen e së paku tri biletave  atyre që shkonin në luftën e Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it.

Rizvanolli ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 16 mars të këtij viti. 

Gjykata, në vendimin që shpalli të premten, pronarit të “Renta car Tosi”,i ka konfiskuar atij edhe veturat të cilat sipas aktgjykimit i përdoren disa nga terroristët nga Kosova, gjatë organizimit të veprimtarisë së tyre.  

Gjykata thotë se ka dëshmuar se ato vetura i ka përdorur edhe Lavdrim Muhaxhiri derisa ka qëndruar në Kosovë.

Në seancën e 11 tetorit, kur iu lexua aktakuza, Rizvanolli ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën me të cilat ngarkohej, dhe thoshte se nuk e mbështet ISIS-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat