Tërmet 4 ballësh në Mal të Zi

Lajme

Tërmet 4 ballësh në Mal të Zi

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një tërmet prej 4 ballësh sipas shkallës së Rihterit goditi jugun e Malit të Zi 40 minuta pas mesnate dhe u ndie në shumë qytete në bregdetin e Malit të Zi, në Cetinje, Podgoricë dhe Nikshiq.

Siç njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe sizmologji, epiqendra ishte rreth 20 kilometra në veri të qytetit Herceg Novi.

"Sektori Sizmologjik i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë më 24 dhjetor 2016, në ora 0:39 regjistroi një tërmet të fuqisë mesatare me epiqendër katër kilometra në verilindje të Krushevices, Mali i Zi. Fuqia e tërmetit ishte 4 ballë sipas Rihterit, që korrespondon me intensitetin epiqendror nga shkalla e VI sipas shkallës së Merkaliaevit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash", thuhet në deklaratën e Institutit.

Nga Instituti për hidrometeorologji vlerësojnë se tërmeti mund të ketë shkaktuar dëme të vogla në zonën e epiqendrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat