Balli Kombëtar Demokrat viziton shtëpi-muzeun e Xhafer Devës

Lajme

Balli Kombëtar Demokrat viziton shtëpi-muzeun e Xhafer Devës

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:27
BKD u prit në Komunën e Mitrovicës nga z. Naim Hajrea

Një delegacion nga Balli Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, i prirë nga zv. kryetari z. Bekim Baftiu vizituan monumentin historik shtëpi-muze të Xhafer Devës.

BKD kërkon anulimin e vendimit të marruar për rrënimin e këtij monumenti nga komuna e Mitrovicës, qe konsiderohet si monument me vlerë historik kombëtare dhe qe është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Një delegacion i BKD u prit në Komunën e Mitrovicës nga z. Naim Hajrea drejtor i inspektoratit te KK te Mitrovicës dhe zëdhënësi e Komunës. Ata premtuan se ky vendim do të anulohet dhe së shpejti do të njoftohet opinioni publik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat