Nesër mblidhet Komisioni për Stabilizim Asociim

Lajme

Nesër mblidhet Komisioni për Stabilizim Asociim

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:38
Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim do të takohet nesër, ku do të diskutohet lidhur me përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor, në Strasbourg

“Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim do të takohet të martën më, 15 nëntor 2016, për të sheshuar përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor, në Strasbourg”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Në takim do të shqyrtohet  draft agjenda e atij  takimi, si dhe do të caktohen  raportuesit për temat që do të diskutohen Strasbourg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat