ISIS-it po i vjen fundi? Pamja e këtij xhihadisti e dëshmon këtë!

Lajme

ISIS-it po i vjen fundi? Pamja e këtij xhihadisti e dëshmon këtë!

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 09:47
Xhihadisti

Ky është momenti i tensionuar kur trupat kurde i kërkojnë një militanti të ISIS të dorëzohet, pasi kanë rrethuar një nga bazat xhihadiste në periferi të Mosulit.

Ata i kërkojnë atij të dalë me duart lart dhe të ngrejë bluzën, për të treguar se nuk mban eksploziv.

Por ajo që bën vërtet përshtypje, është pamja e militantit. I pistë dhe me rroba të grisura, ai duket imazhi më i saktë i rënies së Shtetit Islamik.

Së fundmi, ushtria irakiane dhe trupat kurde janë duke luftuar në periferi të Mosulit, ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet drejt qendrës së ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat