Kosova anëtarësohet në ReSPA

Lajme

Kosova anëtarësohet në ReSPA

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:46
Mahir Yagcilar me bashkëpunëtorë nga Danilovgrad

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar ka pritur drejtoren e Shkollës Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) Ratka Sekulovic, me bashkëpunëtorë nga Danilovgradi i Malit të Zi, njofton kumtesa.

Ministri Yagcilar, gjatë takimit ka falënderuar delegacionin e ReSPA-s për angazhimin në ngritjen e kapaciteteve për administratën publike në Kosove, që prej themelimit të saj në vitin 2008, duke vlerësuar lartë punën e këtij institucioni të rëndësishëm për bashkëpunim në nivel rajonal.

Ministri Yagcilar, gjithashtu, ka informuar delegacionin edhe për finalizimin e procesit të anëtarësimit zyrtar të Republikës së Kosovës në këtë institucion.

Drejtoresha Sekulovic, me këtë rast, ka prezantuar punën dhe planet e shkollës për vitet e ardhshme, dhe rolin e ReSPA-s në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.

Në takim palët u dakorduan, që procesi i ratifikimit të marrëveshjes së anëtarësimit duhet të përfundojë sa më parë që është e mundur, në mënyrë që edhe ReSPA të mund të vazhdojë me planin e punës që ka./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat