Gazeta gjermane: Vendimi i sotëm që rrezikon stabilitetin e shqiptarëve

Lajme

Gazeta gjermane: Vendimi i sotëm që rrezikon stabilitetin e shqiptarëve

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 12:13
Ilustrim

Tribunali Ndërkombëtar i Sportit pritet të marrë një vendim të rëndësishëm sot.

Sipas gazetës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ky vendim mund të rrezikojë stabilitetin në Ballkan.

Për çfarë bëhet fjalë?

Tribunali i Lozanës do të vendosë për padinë e Serbisë, që ka kërkuar anulimin e vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA.

Serbia pretendon se gjatë votimit në Budapest për pranimin e Kosovës, është shkelur statuti i UEFA-s.

“Për Perëndimin, sidomos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Francën, promotorët kryesorë të pavarësisë së Kosaovës, suksesi i Serbisë në Lozane do ishte një dështim i hidhur në politikën e Ballkanit. Për shkak se suksesi kosovar në sportin ndërkombëtar është një element i padiskutueshëm për formimin e një identiteti të veçantë kosovar, që e dallon nga ai i Shqipërisë- dhe përpjekjet e Perëndimit për ta promovuar këtë identitet janë të mirëmenduara”, shkruan gazetari Michael Martens.

Image
Majlinda Kelmendi

“Frika e një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë do kishte efekt zinxhir dhe do sillte ndryshime të dhunshme të kufinjve në Ballkan. Prandaj Perëndimi po bën kaq shumë për të promovuar identitetin kosovar. Sukseset deri tani janë të dukshme”, vijon ai, duke përmendur rastin e Majlinda Kelmendit.

Pas fitores së medaljes së artë në olimpiadë, kosovarët nuk festuan me flamurin kuqezi, por me flamurin e tyre.

Ai shkruan se në Kosovë ka një forcë politikë që kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Image
Albin Kurti

Bëhet fjalë për lëvizjen Vetëvendosje.

Në programin e tyre thuhet se Kosova duhet të ndihmojë kombëtaret e Shqipërisë në sport.

Megjithatë edhe brenda partisë së tyre ka dallime në qëndrim.

Në fund të shkrimit, gazetari thekson se Serbia ka shanse të mira për të fituar në Lozanë, pasi nga pikëpamja juridike argumentet e tyre janë të forta.

“Nëse Serbia ka sukses në Lozane, ky do ishte një tjetër hap që do e dërgojë ish-provincën e tyre në krahët e Shqipërisë së varfër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat