Daçiq: Kosova në OKB, nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë

Lajme

Daçiq: Kosova në OKB, nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 10:56
Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendosja e sanksioneve dhe të kthyerit shpinën Rusisë, si vend mik do të ishte krejtësisht shkatërruese, humbëse si dhe politikë tradhtare dhe me këtë sipas tij, do t`i hapej dera Kosovës që të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara.

Këto komente, kryediplomati serb i bëri në një intervistë për gazetën serbe.

I pyetur se nëse miqësia e Serbisë me Moskën është shkak se pse Serbia nuk hap kapitujt negociues për anëtërësim në Bashkimin Evropian, ai ka deklarruara se kjo është gënjeshtër dhe se “kapitujt do të hapen kur kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë”.

Ndërsa duke folur për dialogun me Prishtinën ai ka thënë ” Ne jemi të hapur për dialog dhe për të kërkuar zgjidhje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat