Prokuroria e Shtetit bëhet anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve

Lajme

Prokuroria e Shtetit bëhet anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:16
Prokuroria e Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pranuar njoftimin nga Këshilli Ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve (IAP), me seli në Holandë, se gjatë një raudi të konsultimeve të mbajtur rishtazi, ky asociacion ka miratuar kërkesën për anëtarësi organizative të pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Në emër të Këshillit Ekzekutiv, sekretari i Përgjithshëm i IAP-së, Han Moraal, i ka shprehur mirëseardhje Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, si anëtare organizative në Asociacionin Ndërkombëtar të Prokurorëve, duke shprehur besimin se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe IAP-ja do të kenë marrëdhënie të mira, të frytshme dhe afatgjate bashkëpunimi, si dhe do të përfitojnë në mënyrë të ndërsjellët nga kjo lidhje.

Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorin e Shtetit.

“Personi kontaktues për IAP-në, i caktuar nga kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të jetë përgjegjës të promovojë njohuritë në lidhje me rrjetin IAP dhe projektet e aktivitetet e IAP-së tek prokurorët që punojnë në gjithë institucionin e Prokurorit të Shtetit, duke shpërndarë lajmërime dhe publikimeve të IAP-së brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit. Poashtu kryeprokurori i shtetit do t’i caktojë personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin”, thuhet në njoftim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat