Nikoliq: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovë me asnjë kusht të BE-së

Lajme

Nikoliq: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovë me asnjë kusht të BE-së

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:41
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq thotë se Serbia dëshiron që ta vazhdojë rrugën e eurointegrimeve, por nuk do të ishte mirë nëse dikush vendos kusht njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç është thënë nga kabineti i presidentit serb, kjo “kurrë nuk do të jetë e pranueshme”.

Nikoliq në bisedë me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Oriçi, ka thënë se shpreson që së shpejti do të arrihet deri të normalizimi i marrëdhenieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Federatës Ruse, pasi që sipas tij, për Serbinë do të ishte e pa pranueshme që do të duhej të hiqte dorë nga lidhje tradicionale me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat