Dikur e zhveshur para mediave, sot e arrestuar si pjesëtare e ISIS

Lajme

Dikur e zhveshur para mediave, sot e arrestuar si pjesëtare e ISIS

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 tetor 2016 Në ora: 20:40
Kimberley Miners

Ka pozuar disa herë e zhveshur nëpër gazeta të ndryshme, tani ajo nuk mban mbulesë por ferexhe, shkruan botasot.info. Bëhet fjalë për britaniken Kimberley Miners (27) që është konvertuar në Islam pas vdekjes së babait të saj, por që në fakt ka marrë rrugën radikale. Të premten ajo është arrestuar nën dyshime të forta se ka qenë pjesë e strukturave të ISIS, shkruan «Sunday Times». Gjatë bastisjes në shtëpi i janë gjetur edhe materiale të ISIS, por pa specifikuar se për çfarë materiale bëhet fjalë.

Në rrjetin social Facebook, 27 vjeçarja që tani quhet Ajshe, ka shpërndarë video të shumta të bombardimeve të ISIS si dhe dyshohet se është dashuruar me një milic të tyre./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat