Lotaria amerikane/ Një lajm i mirë dhe një udhëzim nga Ambasada

Lajme

Lotaria amerikane/ Një lajm i mirë dhe një udhëzim nga Ambasada

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:06
Ilustrim

Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë: https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhurë Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit.

Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat