Veseli në shitje

Futboll

Veseli në shitje

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 12:23
Frederik Veseli

Klubi i Luganos ka marr vendimin të shesë Frederik Veselin. Ndonëse mbrojtësi u bë pjesë e përfaqësueses shqiptare në Euro 2016 dhe luajti për pak minuta kundër Francës, ai duket se nuk bën më pjesë në planet e skuadrës ë cila ka si objektiv mbijetesën në elitën e futbollit zviceran. Ka qenë vetë presidenti i Luganos, Anxhelo Renceti, që e ka konfirmuar lajmin, i cili po mendon të përfitojë ekonomikisht nga transferimi i një futbollisti që pritet të vazhdojë të jetë me rregullsi pjesë e Kombëtares kuqezi. “Po presim që të kthehet nga pushimet”, tha Renceti pas miqësores së skuadrës së tij me Servete. “Për ne, ai është në merkato”, u shpreh ai. Veseli iu bashkua Luganos në verën e vitit 2015 dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin. Vlera e kartonit të 23 vjeçarit përllogaritet rreth 800 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat