Pejë, vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Kitarës

Peja

Pejë, vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Kitarës

Më: 22 qershor 2016 Në ora: 21:31
Posteri

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë që ka filluar sot, do të vazhdojë deri më 26 qershor.

Peja International Guitar Festival këtë vit po vazhdon me edicionin e dytë dhe po mbahet institucionet kulturore të kësaj komune.

Në një njoftim për media thuhet se ky festival përfshin aktivitete dhe ngjarje interesante, si koncerte, workshope masterklase dhe gara ndërkombëtare.

Gjatë ditës së nesërme, në kuadër të këtij festivali do të zhvillohen garat ndërkombëtare për kitare klasike që mbajnë emrin “Ehat Musa“.

“Garat zhvillohen për të gjitha moshat duke i ndarë në kategori sipas moshës. Gjithsej janë regjistruar 47 garues në pesë kategori, kategoria e fundit është “No age limit” në dy etapa. Garuesit vijnë nga shtatë shtete ( Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Gjeorgji). Garuesit do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe do të shpërblehen me çmime të ndryshme. Vlera totale e shpërblimeve është 4,000.00 €. Shpërblimet për fi tuesit do të ndahen në ditën e fundit të festivalit ku mbahet edhe koncerti përmbyllës i fituesve”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se ky Festival organizohet nga Shoqata e Kitaristëve të Kosovës, ka mbështetjen financiare nga komuna e Pejës, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe organizata ndërkombëtare për kulturë “Culture for All”. Po ashtu festivali ka gjetur përkrahje nga biznese të ndryshme private që veprojnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat