Eder si buldozer, ndëshkoi Suedinë

Futboll

Eder si buldozer, ndëshkoi Suedinë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2016 Në ora: 17:30
Eder

Futbollisti Eder është trim i fitores së Italisë me rezultat 1:0 kundër Suedisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E të Kampionatit Evropian. Suedia pësoi humbje të rëndë dhe rrezikon të eliminohet në fazën e grupeve. Italia siguroi kualifikimin në të tetën e finales. Një ndeshje që deri në minutën e 80-të nuk premtoi aq shumë, kur italianët filluan të jenë gjithnjë e me të rrezikshëm dhe arritën të shënojnë golin e fitores së madhe. Suedezët, dy minutat e fundit i ndanë nga një barazim i madh, ndërsa Italia shënoi fitoren e dytë rresht. Italia kryeson me 6 pikë, ndërsa Republika e Irlandës me një ndeshje më pak mban vendin e dytë me një pikë sa ka edhe Suedia në pozitën e tretë, kurse Belgjika po ashtu me një takim me pak është i fundit pa asnjë pikë. Me 22 qershor Suedinë e pret një sprovë e vështirë dhe pothuajse si një finale me Belgjikën, kurse Italia ndeshet me Republikën e Irlandës.  Në përgjithësi ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me pak raste shënimi. Në minutën e 42-të, Zlatan Ibrahimoviç ka pasur rast të mirë, por mbrojtja italiane me zgjuarsi ia larguan topin nga këmba. Në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë nga të dyja palët dhe luanin me shumë kujdes. Sulmuesit italian e kishin të vështirë për të depërtuar në zonën  kundërshtarit, kurse në anën tjetër, mbrojtja e Italisë me  mjaft sukses e ka ruajtur Zlatan Ibrahimoviçin. Në minutën e 59-të, Parolo paksa të ishte më shpejt do ta rrezikonte tepër portën e portierit Isaksson. Në minutën e 80-të. Zëvendësuesi Jimmy Durmaz nga rreth 22-23 metra provoi për të befasuar portierin Buffon, por gjuajtja  tij shkoi jashtë portës. Dhjetë minutat e fundit ishin në favor të italianëve, të cilët shtruan presionin dhe arritën të shënojnë fal Eder.  Italia ka pasur rastin më të mirë në minutën e 82-të, por fatin nuk ishte në anën e tyre që të kalojnë në epërsi. Futbollisti Marco Parolo për bukuri shkëputet dhe goditja e tij me kokë ndalet nga tërthorësja.  Zëvendësuesi Zaza  me dinakërinë e tij e shërbeu Ederin i cili me një shpejtësi të madhe futet në mes dy-tre futbollistëve suedez dhe me një gjuajtje nga rreth 16 metra e mposhti portierin Isaksson, 1:0 për Italinë. Pas një minute, Candreva pati mundësi të thelloi fitoren, ngase qe në pozitë të volitshme, megjithatë nga afërsia godet aq bukur e fortë, por Isaksson nuk lejoi të kapitulloi për herë të dytë.  Italia triumfon me plore meritë.

Italia-Suedia 1:0

Stadiumi ‘Municipal’ në Toulouse.

Gjyqtar: Viktor Kassai (Hungaria).

Shikues: 29.600.

Shënues: Eder (88’).

Kartonat e verdhë: Buffon, De Rossi -  Olsson Mart.

Italia: Buffon, Chiellini, Bonucci, Barzagli, Candreva, Giaccherini, De Rossi (Motta 74’), Parolo, Florenzi (Sturaro 85’), Eder, Pelle (Zaza 60’).

Suedia: Isaksson, Lindelof, Johansson, Granqvist, Olsson, Larsson, Ekdal (Lewicki 79’), Kallstrom, Forsberg (Durmaz 79’), Guidetti (Berg 85’), Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat