17 vjet nga përfundimi i fushatës ajrore të NATO-s

Lajme

17 vjet nga përfundimi i fushatës ajrore të NATO-s

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:52
Bombardimet e NATO-së

Sot bëhen 17 vjet prej kur kanë përfunduar bombardimet ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe. Dy ditë më vonë me 12 qershor trupat tokësore  kanë filluar të hyjnë në Kosovë duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.

Të parët që kanë hyrë në Kosovë kanë qenë njësitet britanike, ndërsa misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Këta trupa të NATO-s fillimisht numëronin 50 mijë ushtarë që vinin nga shumë shtete anëtare të kësaj aleance.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo është arritur vetëm pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Si pasojë e luftës në Kosovë, mbi 10,000 njerëz janë vrarë, rreth 5,000 të tjerë janë zhdukur dhe mbi 1 milion janë zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë shumë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat