“Karta Blu”, ja mënyra e re e punësimit të emigrantëve në BE

Lajme

“Karta Blu”, ja mënyra e re e punësimit të emigrantëve në BE

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 17:17
Karta Blu

Komisioni i Bashkimit Europian ka propozuar të shpallë aplikimet për emigrantët e kualifikuar, që duan të pajisen me lejen e qëndrimit,“Kartën Blu”.

Kjo kartë do t’ju japë të drejtën e punësimit emigrantëve të kualifikuar që kanë shkuar në mënyrë të parregullt në Evropë dhe kërkojnë azil.

Punëtorët e kualifikuar, më të paktën një shkollë të lartë, do të marrin një ofertë pune në BE. Kohëzgjatja minimale e kontratës zgjat nga 6 deri në 12 muaj.

Komisioni thekson se do të ulë pagën për të vënë më shumë vende pune në dispozicion. Ajo mund të shkojë sa paga mesatare kombëtare të një shtetasi anëtar i BE-së. Aktualisht, “Blue Card” lëshohet vetëm për profesionistë të aftë për të fituar 50 për qind më shumë se mesatarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat