Vriten katër studentë pasi policia shtie mbi protestuesit në Papua Guinenë e Re

Afrika

Vriten katër studentë pasi policia shtie mbi protestuesit në Papua Guinenë e Re

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 10:51
Policia e Papua Guinesë së Re ka vrarë katër njerëz pasi ka hapur zjarr direkt mbi protestuesit

Mediat botërore raportojnë se policia e Papua Guinesë së Re ka vrarë katër njerëz pasi ka hapur zjarr direkt mbi protestuesit në kryeqytetin Port Moresby, përderisa protestat kundër korrupsionit janë shndërruar në dhunë papritmas.

The Guardian njofton se deputetët opozitarë i kanë thënë parlamentit se katër studentë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar në incidentin e së mërkurës, por qeveria insiston se protestuesit vetëm janë lënduar dhe se policia ka kryer të shtëna paralajmëruese zjarri.

Studentët në kampusin e Universitetit të Papua Guineja së Re kanë protestuar dhe i kanë bojkotuar orët e mësimit për pesë javë, duke kërkuar që kryeministri Peter O’Neill të japë dorëheqje për akuzat për korrupsion të cilat e kanë ndjekur këmba-këmbë qeverinë e tij për dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat