IS, ofensivë të re kundër ushtrisë siriane

Azia

IS, ofensivë të re kundër ushtrisë siriane

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 14:13
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik i kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në krahinën Hama, njofton Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Këto sulme po merren si kundërpërgjigje ofensivës së ushtrisë kundër IS-it gjatë javës së kaluar.

Observatoriumi ka thënë se militantët kanë shkatërruar rrugën që i lidh qytezat Salamija dhe Athria më tutje në pjesën lindore, në zonën ku ushtria javën e kaluar njoftoj se janë duke e nisur ofensivën.

Televizioni al-Manar që raporton në të mirë të pushtetit sirian ka raportuar se ushtria ka arritur ta ndaloj sulmin.

Javën e kaluar, ushtria siriane e përkrahur nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar në tërë krahinën që kufizohet me krahinën e Rakas, zona kryesore e kontrolluar nga militantët islamik. Në këtë krahinë gjendet edhe Raka, kryeqyteti i të vetshpallurit, Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat