Këto janë krejt pronat e uzurpuara që mund të bastisen nga Policia (LISTA)

Lajme

Këto janë krejt pronat e uzurpuara që mund të bastisen nga Policia (LISTA)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:23

Pronat e uzurpuara prej shumë vitesh, me sa duket, më në fund do të lirohen. Policia e Kosovës ka nisur sot aksionin më të madh që të bllokojë lokalet që ishin listuar si “pronë e uzurpuar shoqërore” nga Agjensioni për Privatizim.

Vetëm në rajonin e Prishtinës janë gjithsej 51 uzurpatorë, ndërsa në gjithë Kosovën numri shkon në 170.

Pas kërkesës së Kryeparlamentarit Veseli që të publikohen listat e uzurpatorëve, AKP, më 15 shkurt botoi listën. E Policisë së Kosovës iu deshën gati 2 muaj që të ndërmarrë aksionin për t’i liruar pronat që uzurpatorët i mbajtën të bllokuara për vite.

Në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës filloi aksionin në kryeqytet. Lokali i njohur “Bab Club” që u uzurpua nga biznismeni Rrustem Rrukolli, u bastis nga pjesëtarët e policisë.

Përveç këtij lokali, deri më tani policia e ka vazhduar aksionin në 3 lokacione të tjera.

Por, nëse policia vazhdon kështu si duket do të ketë mjaft punë.

Vetëm në Prishtinë janë gjithsej 51 uzurpatorë – prej tyre 22 persona fizikë dhe 29 juridikë.

Ndërsa rajoni me më shumë uzurpatorë është Mitorivcë.E për çudi, në listën e AKP’së Gjilani ka 0 uzurpator.

Lista e pronave të uzurpuara që mund të bastisen nga Policia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat