​Një muaj paraburgim për Lubisha Vujoviqin i akuzuar për rastin e Azem Sylës

Lajme

​Një muaj paraburgim për Lubisha Vujoviqin i akuzuar për rastin e Azem Sylës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:40

Një gjyqtar i EULEX-it ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin Lubisha Vujoviq.

Ai është përfshirë në rastin e shtatë të pandehurve ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në këtë rast akuzohet edhe Azem Syla, për të cilin është caktuar masë paraburgimi prej një muaji.

I pandehur është arrestuar më 1 ma dhe është sjellur para një gjyqtari kujdestar të EULEX-it më 2 maj.

Rasti është duke e ndjekur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në rastin për të cilin janë përfshirë gjithsej 51 persona ku është përfshirë edhe Azem Syla dyshohet se të pandehurit kanë tjetërsuar prona, falsifikuar dokumente dhe kanë marrë ryshfet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat