Ja cilën ligë futbolli po e përcjellë më shumë Presidenti

Lajme

Ja cilën ligë futbolli po e përcjellë më shumë Presidenti

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për Klan Kosovën, pas pranimit të vendit në UEFA, ka folur edhe për preferencat personale që i ka në futbollin evropian.

Presidenti ka treguar se dikur pëlqente ekipin Italian të Milanos, por tani fokusin e ka në Spanjë.

“Më herët kam qenë simpatizant i ekipit italian Milano, tash më shumë jam i fokusuar në Spanjë tek Reali dhe Barcelona, por mbrëmë kam përcjellë ndeshjen Tottenham me Chelsean. Ishte një ndeshje fantastike”, ka pohuar Thaçi.

“Më herët kam luajtur edhe vetë futboll”, ka thënë Presidenti, ndërsa “nga skuadrat kosovare jam me kombëtaren e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat