Aksidenti me aeroplan, kanë filluar hetimet

Lajme

Aksidenti me aeroplan, kanë filluar hetimet

Më: 3 maj 2016 Në ora: 12:23

Kanë filluar hetimet rreth aksidentit që ka ndodhur dje në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se kanë filluar hetime Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.

Siç thuhet në njoftim dje rreth orës 19 e 33 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka ndodhur një incident i rëndë gjatë aterrimit të aeroplanit të kompanisë “Turkish Airlines”, në bordin e të cilit gjendeshin gjithsejtë 151 pasagjer dhe 6 persona të ekuipazhit.

“Në këtë incident të rëndë, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima. Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky incident tek ata”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat