Reshjet e shiut kërcënojnë një pjesë të Ballkanit, edhe Kosova në rrezik të goditet nga ciklonet

Lajme

Reshjet e shiut kërcënojnë një pjesë të Ballkanit, edhe Kosova në rrezik të goditet nga ciklonet

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:39

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut që po vazhdojnë të bien edhe gjatë natës ka bërë që disa pjesë të Ballkanit të jenë të kërcënuar nga ciklonet.

Edhe në Kosovë tash e disa ditë është duke rënë shi, por Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka dal më ndonjë deklaratë se vendi mund të jetë në rrezik nga reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien edhe në këto orë të mbrëmjes.
Gjithashtu nga reshje e pandërprera të shiut kanë bërë që edhe Serbia, poashtu, të rrezikohet nga përmbytjet.

Përveç kësaj, drejtuesi i Shërbimit Hidrometeorologjik, Dejan Vladikoviq thotë se do të mund të ndodh që të ketë edhe vërshime në disa pjesë të vendit. Ky institut ka bërë të ditur se këto reshje si duke do të shkaktojnë probleme të mëdha.

Gjithashtu, ky institut ka njoftuar edhe autoritetet serbe dhe departamentin e ministrisë së brendshme që të jenë të gatshme në çdo kohë, për çdo gjë, pasi që situata mund të behët emergjente.

Reshjet e dendura mund të bëjnë që disa lumenj të dalin nga shtretërit dhe të shkaktojnë përmbytje të vogla lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat