Ankohet familja e Shaban Sylës: Një oficer në Burgun e Dubravës na tha se ju ngrehi zhag!

Lajme

Ankohet familja e Shaban Sylës: Një oficer në Burgun e Dubravës na tha se ju ngrehi zhag!

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:59

Dje rreth orës 13:30 familjarët e Shaban Sylës kishin qenë në vizitë në burgun e Dubravës ku prezentë ishin Altion Syla 17 vjet dhe Ardit Syla 13 vjet. Sipas Leotrim Sylës, një oficer që për ata është i panjohur ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj të gjithë këta duhet të qëndrojnë në burg për të ecur Kosova përpara.

“Këto fjalë ai i ka thënë në prezencën e një shoku (të bashkëpunëtorit ose veprimtarit të viteve 80-ta të dajës) bashkëluftëtar i djeshëm i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, prandaj për këtë nuk mund të ia them emrin. Kur Ardit Syla kishte reaguar, pjesëtari i shërbimit korrektues të burgut të Dubravës i ka thënë se të ngrehi zhag. Ne si familje kemi raportuar këtë person në sallën e vizitave te dy mbikëqyrës, pas kësaj kemi lajmëruar në stacionin policor të Istogut ku na kanë thënë që të paraqitemi të martën në burgun e Dubravës”, ka treguar për Indeksonline, Leotrim Syla, i biri i Shaban Sylës.

“Ftoj drejtorin e burgut të Dubravës, drejtorin dhe zv/drejtorin e Departamentit të sigurisë në burgun e Dubravës që të marrin masa urgjentisht për zbulimin e këtij oficeri dhe ta qesin para organeve te drejtësisë. Për të folur për këta njerëz që e çliruan vendin pa marr parasysh për emra, këtu në këtë vend ka sunduar shumë Turqia edhe Serbia dhe këta njerëz që flasin kundër këtyre çlirimtarëve le të shkojnë t’i bëjnë ADN dhe sigurisht se ju del baba ose nëna jo shqiptare”, ka thënë Leotrim Syla, i biri i Shaban Sylës.
“Ne si familje e Shaban Sylës ju lutemi se çka të dini t’i thoni në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, ka thënë ai në fund.

Shaban Syla është i dënuar me tetë vjet burg në procesin gjyqësor të njohur si Bllaca II. Ai vazhdimisht ka thënë se po vuan në Burgun e Dubravës, për një vepër që nuk e ka bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat