Nxirret i gjallë nga rrënojat 72-vjeçari, 13 ditë pas tërmetit masiv (Video)

Lajme

Nxirret i gjallë nga rrënojat 72-vjeçari, 13 ditë pas tërmetit masiv (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:30

Në kantonin Jaramijo të Ekuadorit, është shpëtuar një i moshuar, që kishte qëndruar nën rrënoja për 13 ditë.

Shpëtimtarët e kanë nxjerrë Manuel Vasquez, nga shtëpia e kthyer në gërmadhë, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.

Megjithëse është nxjerrë i gjallë, 72-vjeçari vuan nga bllokimi kronik i veshkave dhe i kanalit urinës, ndërsa ka qenë i dehidruar dhe i uritur shkaku i mungesës së ushqimit.

Shpëtimtarët nga Venezuela, të cilët e kanë nxjerrë Vasquez-in, kanë thënë se atij i mungojnë disa gishta të këmbëve, ka nekrozë në të dy nyjat e këmbëve, si dhe është i dezorientuar.

Ndryshe, si pasojë e tërmetit që e ka goditur vendin, kanë vdekur 654 persona, shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa është herët të vlerësohen dëmet e shkaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat