​Gjilani nderon me bust heroin Rexhat Ymeri

Lajme

​Gjilani nderon me bust heroin Rexhat Ymeri

Më: 1 maj 2016 Në ora: 16:28

Në 48-vjetorin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Reshat Ymeri, Komuna e Gjilanit ka vënë sot gurëthemelin e bustit të tij, në lagjen ku ka lindur.

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se sot premtimi i kryetarit Lutfi Haziri po shkon në vend me vendosjen e këtij busti që i bënë nderë Gjilanit e Anamoravës.

“Sot po e vëmë gurëthemelin e bustit të heroit të kombit, Reshat Ymeri, ku do të bëhet edhe një park i mirë, në të cilin, mund të pushojnë njerëzit. Pra, premtimi i kryetarit Haziri për këtë projekt po shkon në vend. Përkushtimi i qeverisjes komunale është që të nderojmë heronjtë e dëshmorët e Gjilanit dhe të kujdesemi për familjet e tyre”, ka thënë Kadriu.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të fillohet edhe me ndërtimin e “Sheshit të Ilegales” tek rruga “Abdulla Presheva”.

Ish-komandanti i zonës operative të Karadakut, Ahmet Isufi, e vlerësoi lartë vënien e gurëthemelit të heroit Reshat Ymeri.

“Unë s’kam shumë fjalà « sepse vet vepra e Reshatit na ka mësuar se si duhet të jemi të përkushtuar për atdhe. E përgëzoj për punën që e ka bërë Komuna e Gjilanit. Është rast i veçantë sepse gjithmonë e mbajmë kujtimin për të”, tha Isufi.

Vëllai i heroit Reshat Ymeri, Rashiti, ka falënderuar komunën për nderimin që po i bëhet vëllait të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat