Financial Times: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Gjerorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë

Lajme

Financial Times: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Gjerorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:24

Këtë javë pritet që Komisioni Evropian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës. Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Komisioni kishte kritikuar progresin e paktë të Prishtinës zyrtare në luftimin e korrupsionit dhe migrimin ilegal si pengesa në liberalizimin e vizave.

‘Më shumë se 40 për qind të të rriturve janë të pa punë”, citon FT një raport të UNDP të vitit 2012 duke treguar për varësinë nga remitencat dhe frikën për emigracionin e qytetarëve në vendet e BE-së.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të martën ka shprehur mbështetjen e plotë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian për zbatimin pa kushte të regjimit pa viza për Gjeorgjinë derisa ky vend pret që regjimi pa va viza me BE-në të hyjë në fuqi në qershor.

Ndërkohë Komisioni Evropian tashmë ka propozuar që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian të heqin kërkesat për viza për qytetarët gjeorgjianë brenda gjashtë muajve.

Lehtësimi i regjimit të vizave për Turqinë ishte pjesë e marrëveshjes 6 miliardë euroshe, në këmbim të pranimit të refugjatëve të depërtuar nga Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat