Ish-kampioni Olimpik i mundjes rrihet në rrugë me 7 policë (Video)

Lajme

Ish-kampioni Olimpik i mundjes rrihet në rrugë me 7 policë (Video)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:03

Ky është padyshim një moment i pabesueshëm për një kampion Olipmik të mundjes, që është përballur me 7 policë derisa ka lejuar arrestimin e tij.

Quhet Vyacheslav Oliynyk, ai që ka fituar medalje të artë për Ukrainën vitin 1996 në Lojërat Olimpike të verës në Atlanta, është përballur me forcat e policisë në mes të rrugës në Kiev duke iu kundërpërgjigjur oficerëve dhe duke i rrahur, ndërkohë që ata e godisnin me shkopinj dhe e spërkatnin me piper…

Ish kampioi i mundjes kishte qënë duke festuar ditëlindjen e tij të 50 dhe u ndalua nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Video e incidentit është publikuar nga zyrtarët e trafikut rrugor dhe tregon të gjithë momentin e sherrit të Olyynyk me policinë, derisa shtatë oficerët e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.

Sipas raportimeve, mundësi në fund u qetësua për hir të djalit të tij të vogël i cili qante në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat