Kryesia e NISMË-s në Ferizaj jep dorëheqje, kundër koalicionit me AAK-në

Lajme

Kryesia e NISMË-s në Ferizaj jep dorëheqje, kundër koalicionit me AAK-në

Më: 30 prill 2016 Në ora: 22:22

Kryetari i NISMË-s në Ferizaj, Valon Ramadani së bashku me të gjithë anëtarët e Kryesisë së kësaj partie në këtë komunë kanë dhënë dorëheqje nga partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, pasi që NISMA ka arritur një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Më poshtë mund të lexoni të plotë vendimin e Kryesisë së NISMË-s në Ferizaj pas një mbledhje që ka mbajtur Këshillit Iniciues i kësaj partie:

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës i njofton se, sot më dt.30 prill 2016, në mbledhjen e këtij Këshilli ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë, si pasoj e lidhjes së koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, Kryetari i kësaj dege Valon Ramadani, së bashku me të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe ata të rinis së parisë NISMA - dega në Ferizaj, me një abstenim morën këtë:

V E N D I M

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NI SMA - dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani.

Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj.

A R S Y E T I M

Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj) e arsyeton për faktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.

Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një apstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky koalicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin p ër një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.

Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA - dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA - dega në Ferizaj për kontributin e tyre të dhënë në këtë subjekt.

Me respekt,

Kryetari i partisë NISMA - dega në Ferizaj

Valon Ramadani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat