Komuna e Prishtinës e fiton çmimin "ICT Awards" për shërbimet publike

Lajme

Komuna e Prishtinës e fiton çmimin "ICT Awards" për shërbimet publike

Më: 30 prill 2016 Në ora: 17:26

Mbrëmë, në ambientet e Hotelit Sheraton në Tiranë, u ndanë çmimet " Albanian ICT Awards", për të arritura në teknologjinë informative dhe kompjuterike.

Në kategorinë "Shërbimet Publike", çmimin e parë e fitoi Komuna e Prishtinës, për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Adminstratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat