Çollaku: Këtë vit lëvizim pa viza

Lajme

Çollaku: Këtë vit lëvizim pa viza

Më: 30 prill 2016 Në ora: 00:09

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Komisioni Europian ka konfirmuar se ajo çfarë është kërkuar nga Kosova për liberalizimin e vizave është përmbushur.

Ai ka treguar se ky lajm u është konfirmuar në mënyrë zyrtare në vizitën e fundit që ka pasur së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa në Bruksel.

‘Ishte tepër pozitiv konstatimi nga Komisioni Europian se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo ishte hera e parë që Komisioni Europian prani zyrtarisht se Kosova i ka përmbushur kriteret”, ka thënë Çollaku për ‘Epokën e Re’.

Ai është shprehur i bindur se këtë vit qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Gjithmonë kam thënë se gjatë vitit 2016 qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Këtë e rikonfirmoj përsëri dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë”, tha Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat